Categories Lajme

Vuçiç për takimin në Washington

Në Kosovë thonë se po shkojnë në Uashington për ta bërë të qartë kërkesën për njohje të shtetësisë nga Serbia. Ndryshe mendojnë në Serbi. Vuçiq thotë se për atë punë as që do bisedojë. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nëse pala kosovare po shkon në takimin në Uashington që të negociojë për njohje nga Serbia, atëherë mos të nisen fare, sepse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, shkruan gazeta serbe Danas, njofton Insajderi. Këto komente Vuçiç i ka bërë pasi është pyetur për deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Prishtina zyrtare në Uashington do të kërkojë njohjen e shtetësisë nga ana e Serbisë.

Vuçiç u ka thënë mediave se ai ende as vet nuk e di se cilat do të jenë saktësisht temat e takimit dhe as kush do të udhëtojë për në SHBA nga delegacioni serb. Ajo çfarë ai e ka garantuar popullin serb është “ruajtja e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.Pritjet për rezultatet e takimit Vuçiq thotë se i ka të vogla. “Nuk pres disa gjëra spektakolare. Pres një bisedë racionale. Këto janë pritjet e mia”, ka deklaruar ai. “Serbia është e vogël për të komanduar në Shtëpinë e Bardhë, por është mjaft e madhe për të thënë se cilat janë interesat e saj, të cilat do t’i mbrojë”. Duke iu përgjigjur kundërshtarëve të tij se ai po shkon në Uashington për të nënshkruar marrëveshje që e dëmton Serbinë, Vuçiç iu përgjigj me cinizëm. “Kam tetë vjet që e dëgjojë këtë histori. Por, ajo çfarë ka ndodhur është se ne e kemi marrë Serbinë nga humnera dhe tani jemi një shtet që respektohemi nga të gjithë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME