Arbana Osmani na tregoi se si dukej e veshur me fustanin e nusërisë. Ditën e sotme dyshja ka postuar të njëjtën foto, të veshur si nuse dhe dhëndër, pranë kishës ku janë betuar për dashurinë.
Në postimin e tyre kanë falenderuar të gjithë të ftuarit që u bënë pjesë e gëzimit të tyre dhe që respektuan dëshirën e moderatores dhe regjisorit për ta mbajtur sa më private këtë festë.
Arbana kishte zgjedhur një fustan me mëngë të gjata dhe dantellë, vello mbi kokë dhe flokë të kapura topuz. Ndërkohë Edi, nuk ka veshur kostumin tradicional të dhëndrit, por një palë palë pantallona të zinj, këmishë dhe xhaketë të bardhë.
Duket se shumë shpejt do të zbulojnë akoma edhe më shumë detaje nga ceremonia martesore në Toskana.
Postimi:
““Bashkë ne të dy”
Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq.
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka. Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë,”– shkruajnë ata në postimin e tyre.


