Categories Showbiz

Ndarja nga partnerja, Olsi Bylyku flet për herë të parë

Kanë qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për aludime për ndarje mes tyre, por Olsi Bylyku u ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” të gjitha pikëpyetjeve. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.

“Unë, me thënë të drejtën, i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën, jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që t’i mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohem t’u jap kohën të gjithëve dhe partneres.

Kjo balance, ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla, që të eci me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ia kemi arritur planit, sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar, as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit, çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim, Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.”

Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku, pas disa sekondave heshtje, tha që të dyve i mungon njëri-tjetri, por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit. “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME