Categories Showbiz

Arbenita flet keq ndaj shqiptarëve: Më keni njollosur, më keni ulur…

Ditën e sotme modelja Arbenita Ismajli publikoi në Instastory disa mesazhe që i kishte shkruar një shqiptar, duke u shtirur si Fero. “Shqiptarët në mesazhet e mia”, shkruante Arbenita. (Lexo këtu)Ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e modeles, të cilët e kanë kritikuar pse ajo i konsideron të gjithë shqiptarët njëlloj.

“Nuk e kuptoj pse përpiqesh t’i poshtërosh shqiptarët duke postuar mesazhet që të dërgojnë. Ti e di që ke shumë followers në Instagram dhe na bën të dukemi keq në sytë e të tjerëve duke na futur të gjithëve me një thes. Duke e ditur që dhe ti je shqiptare, tregon shumë mungesë respekti.

Kujto që shumica e ndjekësve të tu janë shqiptarë dhe të mbështesin me të vërtetë. Isha dhe unë një ndër ta deri në momentin kur kuptova se ti ke një lloj problemi me popullin tonë. Po tregohesh shumë e pasjellshme. Mundesh dhe thjesht t’i injorosh. Nuk të urrej dhe as nuk më intereson aspak, thjesht dua të të them që mos u merr me shqiptarët, ato mbeten gjaku jot…”, i ka shkruar një ndjekëse.

Mesazhin e saj Arbenita e ka publikuar në Instastory, së bashku me një përgjigje.

“Shqiptarve iu del punë me gjithçka. Nuk po i fus të gjithë me një thes por shumica kështu janë. Disa më kanë follow thjesht për të më shkruar ndonjë koment negativ dhe tjerët sepse më duan vërtetë. Ta bëjmë dallim të lutem”, ka shkruar modelja.

Po ashtu ajo ka publikuar dhe mesazhin që i ka kthyer vajzës në privat, ku shprehet se është e lumtur që ka ikur nga Shqipëria sepse shqiptarët vetëm e kanë ulur dhe njollosur.

“Miqtë e mi marrin mesazhe të shpifura nga shqiptarët. Ti mendon se ata nuk më poshtërojnë mua? Të gjithë shqiptarët e dinë se 70-80% e jona s’ka hajër, pikë. Këto janë fakte motër. Mos më shisni mend këtu! Pse mendon se shumica e shqiptarve duan të migrojnë? Ne as veten nuk e duam, lëre njëri-tjetrin.

Jam shumë e lumtur që më është plotësuar dëshira për të ikur se me vërtetë ne e fusim njeriun në depresion. Jam krenare që jam njeri si fillim, se për mua Shqipëria nuk ka bërë asgjë, mua veç më keni ulur, më keni njollos, më keni ofenduar në komente. Njerëzit që më duan e dinë që nuk i përfshiva krejt shqiptarët”, ka replikuar Arbenita.

Modelja nuk e ka lënë me kaq. Më tej ajo ka publikuar një foto të Anwarit dhe Dua Lipës dhe shkruan “Hajt, po e zëmë se unë nuk jam askush”. Arbenita ka publikuar disa komente negative që ndjekësit kanë shkruar për çiftin në fjalë, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

VIDEO\ Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pritje të fëmijës së tyre të tretë?

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME