Categories Sport

“Arbitri nuk ka motër”, kur parodistët e Vlorës i bënte Pòlicia e Shtetit

Parodistët e Vlorës për vite të tëra i kanë bërë shqiptarët të qeshin me skeçet e tyre, ndërkohë që në një moment ishte Policia e Shtetit që ua zuri vendin. Vallë si e kanë tërhequr vëmendjen? Me një reagim qesharak pas një ndeshjeje futbolli.

Kthehemi pas në kohë, më 24 shtator të  2006. Në Vlorë u luajt ndeshja Flamurtari-Teuta, që përfundoi me triumfin e skuadrës durrsake me rezultatin 1-2. Në fund të takimit pati tentativa për ta goditur arbitrin Bardhyl Pashaj.

Policia vërshoi në fushë, sikurse edhe presidenti i Flamurtarit dhe njëkohësisht edhe kryebashkiaku i Vlorë, Shpëtim Gjika. Ai mori në mbrojtje arbitrat, ndërkohë që nga shkallët e stadiumit ofendimet ndaj Pashajit nuk ndaleshin.

Shënjestra ishte motra e tij dhe Policia e Shtetit hetoi shumë, për dy ditë, dhe arriti në përfundimin se Bardhyl Pashaj nuk kishte motër. Kështu që çështja mund të mbyllej lirisht dhe të gjithë të jetonin të lumtur, pasi tifozët nuk kishin bërë asnjë mëkat.

https://streamable.com/gsmt32

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME