Categories Lajme

Ardi Veliu del para Komisionit të Vlerësimit, zbardhet deklarata e pasurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit teksa ka deklaruar edhe të ardhurat e tij.

Në deklaratën e vettingut, Veliu rezulton me një apartament banimi që ka vlerën e 79 mijë euro, i blerë nga të ardhurat familjare.

Aktualisht jeton në një apartament me qira në Tiranë, ka një kredi 5 milionë lekë pjesa më e madhe e të cilave është shlyer deri më tani.

Prokuroria ka konfirmuar se Ardi Veliu nuk asnjë regjistrim për aktivitete kriminale, as familjarët tij po ashtu.

Në vitin 2002, 2003 dhe 2007 ka qenë në Vlorë dhe ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestinëve, por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij.

Disa nga të dhënat nga Komisioni i Vlerësimit:

– Subjekti i vlerësimit sipas KJV nuk disponon pasuri të paluajtshme.

– Veliu rezulton të ketë një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.

– Shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro.

– Subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij. Bashkëshortja ka llogari në bankë me 800 mijë -lekë, të ardhura nga paga.

– Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.

– Apartament 2 mln e 900 mijë lekë, apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes. Shuma e dhuruar nga prindërit e saj, është kjo e këtij apartamenti ne Vlorë.

– Subjekti ka kryer deklarim të saktë pasurie dhe nuk ka konflikt interesi.Për kontrollin e figurës, DSIK ka konfirmuar se për Veliun nuk ka ardhur asnjë informacion i parregulltë për të.

– Nuk ka procedime penale për të.

– Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm dhe nga ana tjetër, bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME