Categories Lajme

Ardi Veliu shkarkon tre drejtues Policie, kush janë qytetet që ”zgjohen” me drejtues të rinj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë ndryshime në disa prej drejtorive lokale në disa qytete të rëndësishme të vendit. E padyshim më i rëndësishëm është ndryshimi i drejtorit të Policisë së Elbasanit, ku në krye është vendosur Alket Shatro, i cili më herët ka mbajtur postin e zëvendësit. Lëvizje ka dhe në Kukës, ku në krye të Policisë është vendosur Alban Çela, ndërsa në Dibër është vendosur Artur Selimi. Nuk dihet ende se pse janë kryer këto ndryshime në Policitë lokale, por padyshim në Elbasan ato mund të justifikohen me ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.

Të tre drejtuesit e shkarkuar mësohet se janë transferuar në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, po nuk janë specifikuar pozicionet që ata do të kenë. ”Skënder Kalemi deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.

Arjan Muça deri tani  Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Alket Shatro. Erigert Mitri deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME