Categories Sport

Ankth për Maradonën, shtrohet me urgjencë në një spital në La Plata

Diego Armando Maradona është shtruar orët e para të mëngjesit të sotëm në një klinikë në La Plata (Argjentinë). Legjenda e futbollit, që mbushi 60 vjeç vetëm tri ditë më parë, nuk është shtruar për Covid-19, pasi testi i fundit që kishte kryer kishte dalë negativ.

Maradona të premten ka qenë në stadium, për të drejtuar ndeshjen e skuadrës së tij Gimnasia ndaj Patronato (fituar 3-0). Sipas mediave lokale, Maradona ka ndjerë dobësi dhe kishte nevojë për asistencë për të ecur. Gjithsesi, ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.

Mediat shtojnë se Maradona mund të jetë anemik si dhe një përkeqësim i situatës psikofizike. Alkoli dhe frika nga pandemia, problemet familjare e personale kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes dhe shtrimit në spital.

Mjekur persona, Leopoldo Luque, ka përgënjështruar zërat për një iktus: “Nuk ndihej mirë dhe vendosëm ta shtrojmë në spital. Dua që ai të qëndrojë aty të paktën 3 ditë, për të bërë të mundur një kontroll të përgjithshëm”, tha mjeku personal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME