Categories Lajme

“Çudi e madhe, gjithmonë gota ime i bie Lalit”, Ramën e harrojnë pa raki, thumbon Veliajn

Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe Arben Ahmetaj i Rindërtimit, kanë qenë sot në Pezë, ku kanë përuruar një banesë private që është rindërtuar pas tërmetit të Nëntorit të vitit të kaluar. Gjatë momenteve të vizitës, siç e do zakoni familjarët i kanë pritur politikanët me nga një gotë raki, që e kanë zjerë vetë, e për çudi kreun e qeverisë, e kanë lënë pa gotë. Me humor Rama merr gotën e Veliajt, dhe thotë se jo në pak raste ”rriskun” e tij ia japin Lalit.

Ky i fundit, nga ana e tij, gjen rastin që të ankohet duke thënë se e ngacmojnë shumë pasi është më i vogli, ndërsa për të pasur mundësinë e urimit ka marrë gotën e Ahmetajt, e kështu me radhë vazhdon zinxhiri. Rama: Gjithmonë gota ime i bie Lalit, çudi e madhe, merre merre (I drejtohet për të marrë gotën e Ahmetajt)

Veliaj: Më ngacmojnë mua se jam më i vogli, prandaj, më ngacmojnë shumë! “Jemi tironsa ne, nuk i lëmë adetet”, shprehet ndërkohë e zonja e shtëpisë, që pavarësisht halleve që i kanë rënë mbi kokë tregon se rakinë e kanë nxjerë vetë, e madje kanë punuar edhe tokën, prodhimet e të cilës i shesin për të siguruar të ardhurat. Sipas qeverisë në Pezë do të ndërtohen 90 banesa për familjet që kanë humbur strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME