Categories Lajme

Falsifikonin pasaporta e viza, kapen dy kuksianët

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Policia e Kukësit njofton se janë vënë në pranga shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç.

Ja njoftimi i plotë i policisëKukësArrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Kukës. Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Morinë-Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin E. Ç., u gjetën një leje drejtimi automjeti polake dhe një letërnjoftimi polake me të dhënat e shtetasit polak M. B., të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME