Categories Lajme

28 miliardë lekë për Rindërtimin në 2021-shin, Rama flet me shifra

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i qeverisë Edi Rama është ndalur te procesi i Rindërtimit, që sipas tij është një nga zërat më të rëndësishme të vitit të ardhshëm. Sipas Ramës në buxhetin e vitit të ardhshëm do të jenë 28 miliardë lekë që do të jenë të dedikuara për procesin e Rindërtimit. Rama foli dhe për kantierët që janë hapur, dhe sesa janë banesat që janë ndërtuar apo janë në proces ndërtimi.

“Do të jenë 28 miliardë lekë për Rindërtimin në Buxhetin e vitit të ardhshëm. Më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për firmën përfundimtare që duhet të presim dhe pak ditë se po punojmë ngushtësisë me Emiratet edhe për një marrëveshje të re për dy qeveritë për investime direkte në vendin tonë dhe veçanërisht në zonat e prekura nga tërmeti.

Në zonë në Krujë, Vorë e Thumanë janë ndërtuar apo janë në ndërtim 820 shtëpi individuale dhe 3 lagje të reja, kemi dhe një bllok të konsiderueshëm në Krujë dhe po punohet intensivisht për shkak të terrenit të vështirë. Do jetë një prurje e re, por në respekt të atij qyteti nga pikëpamja arkitektonike. 270 banesa në Shijak që siç parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit do të hyjnë në shtëpi të gjitha familjet. Ka filluar pjesërisht ndërtimi i 215 banesave në Manzë.

Lagje e re në zonën e Spitallës në Durrës dhe do të jetë me standarte optimale ashtu si kundër edhe një vlerë e shtuar në atë zonë, ku po merr formë edhe ekoparku, aty ku deri para pak kohësh gëlonte kanceri i Porto Romanos. 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zona të reja, punime që do përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm. 14 mijë fëmijë në shkolla të reja dhe në 26 nëntor do të hapim partinë e parë të shkollave të financuara nga buxheti i shtetit. Brenda marsit mbi 2500 banesa individuale të financuara nga shteti me rreth 60 mln dollarë. 16 zona në total ku do të ndërtohen 4800 apartamente me 160 mln dollarë nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME