Categories Sport

Argjentina e konfirmon pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës

Federata e Futbollit e Argjentinës (AFA) ka konfirmuar se ekipi i saj kombëtar do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës në Brazil, e cila do të nisë më 13 qershor. Njoftimi i shtëpisë së futbollit argjentinas erdhi midis polemikave të mëdha për atë se a duhet të mbahet ky turne në Brazil, vendin e goditur fort nga pandemia e koronavirusit.

Kapitenët e ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në këtë turne biseduan për ta bojkotuar Kupën e Amerikës në Brazil. Skuadra e Argjentinës nuk është deklaruar haptazi kundër mbajtjes së turneut, por një gjë të tillë e kanë bërë lojtarët e kombëtareve të tjera, si Casemiro i Brazilit, Luis Suarez dhe Juan Cuadrado nga Uruguai.

Në një komunikatë për media të dielën, AFA-ja njoftoi se ekipi i saj kombëtar do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2021. “Argjentina e konfirmon pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës 2021, duke e pasqyruar shpirtin sportiv që e ka pasur ekipi gjatë historisë së vet”, thuhet në komunikatën për media.mKupa e Amerikës nis më 13 qershor dhe mbaron më 10 korrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME