Jo me kot kemi thënë që “Per’Puthen” është kthyer në një fenomen. Konkurrentët e saj kalojnë në “sitën” e publikut dhe nuk i shpëtojnë reagimit të ashpër të tyre.
Së fundmi, përdorues të shumtë kane ndarë në rrjet një foto ku shfaqet Arjoni i shtrirë në shtrat me një vajzë, për të cilën pretendohet se është Ana e parë. Sipas përdoruesve, fotot janë publikuar nga vetë Arjoni. Këto pamje, bien ndesh me rregullat e emisionit, i cili ndalon qartë takimet jashtë studios.
Në lidhje me rastin ka reaguar dhe faqja zyrtare e “Për’Puthen” ne Instagram, ku citon se dita e nesërme do t’i dedikohet plotësisht “skandalit” të fotove. Nuk dihet vërtetësia e imazheve dhe gjithçka pritet të sqarohet në studio, ku nuk përjashtohet eliminimi i konkurrentëve të përfshirë.
Puntata e sotme e Për’Puthen i ka prekur të gjithë prej rrëfimit që Ana bëri pas publikimit të një fotoje nga Arjoni, ku ishin të dy në shtrat. Ana e prekur ka thënë se ajo foto është bërë në pabesi ndaj saj në momentin që ishte në gjumë. I pari që i dha kurajo ishte analisti Arjan Konomi i cili tha se nuk ka pse një person të trë shkatërrojë jetën.
“Nuk ka pse një foto që nxjerr një idiot të të shkatërrojë jetën, njerëzit kanë probleme shumë më të mëdha, kështu që bëhu e fortë se s’ka ndodhur hataja. Kjo është gjë e ulët e bërë nga ai”, tha ai. Më pas fjalën e mori Atdheu, djali me të cilin ajo pati një takim tejet romantik i cili tregoi mbështetje ndaj saj. “Dua t’i them Anës që jemi të gjithë këtu për të”, u shpreh ai. Ana në lot i ka falënderuar të gjithë për fjalët e mira në studio dhe gjithë mbështetjen që treguan.
Sqarimi i Anës për foton me Arjonin ka sjellë reagim të madh anë studio. Të gjithë kanë shprehur mbështetje për të duke e konsideruar shumë të ulët veprimin e djalit. Ata janë shfaqur shumë të prekur e përlotur ndërsa dëgjonin sqarimin e Anës. ndër ta melisa është parë që të lotojë, pasi kjo çështje prek çdo vajzë shqiptare. Ana tha se e ka denoncuar dy herë Arjonin në gjykatë dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, në një lidhje me studion.
Mes lotëve ajo thotë se ka bërë dy denoncime një civil dhe një penal. “Nëse ka pasur një marrëdhënie intime, pse ka bërë një foto në gjumë, nëse ka foto të tjera t’i nxjerri të gjitha. Nuk isha në dijeni të këtyre fotove. Kur pata debatin me Arjonin ai më tha që do pendohesh që nuk do sillesh mirë me mua, më kërcënoi. Unë kam bërë dy denoncime një civil dhe një penal. Unë do e çoj këtë çështje deri në fund. Ai se di se sa e ka dëmtuar familjen time. Nuk gjej dot një përgjigje të saktë të kuptueshme për trurin se përse e bëri. Me sa di unë Arjoni ka motër vetë”, tha Ana.
Ana, konkurrentja e Për’Puthen ka sqaruar foton që Arjoni nxori ditë më parë, ku ajo ishte duke fjetur gjumë në shtratin e tij.
Ajo thotë se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me foton dhe se atë ditë shkoi në shtëpinë e tij pasi ishte sëmurë. Sipas saj në krevat është vetë ajo pasi e kishte zënë gjumi nga lodhja.
“Dua të jem shumë e fortë dhe u bëj thirrje vëllezërve që të mos bëjnë gabime e të mos pendohen si unë. Unë jam treguar e drejtë. Po foto është e vërtetë. Dua të sqaroj të gjithë situatën nga fillimi dhe ndjesë për të gjitha emocionet. Ka qenë ai që më ka thënë hajde dhe unë kam shkuar. Për sa i përket fotos, kam qenë në gjumë dhe e pavetëdijshme. Ka qenë një natë që djali ka qenë pa terezi dhe shkova ta takoja. Më datë 3 nëntor ishte para takimit të dytë, aty shikohet që kam qenë me rroba. Fotoja është bërë në shtëpinë e Arjonit, se jemi në një lagje. Ai ka qenë sëmurë dhe i thashë që po kaloj që tët sjell ndonjë ilaç dhe shkova të bisedoja, më ka zënë gjumi. Duhet të më ketë zënë gjumi se shkova tek ora 1 2. Kjo ka qenë e qëllimshme nga ana e Arjonit. Kur më ka zënë gjumi ka qenë ora 5 e mëngjesit. S’ka pasur asnjë marrëdhënie intime, pavarësisht se fotoja ka treguar shumë”, tha Ana.


