Categories Lajme

Qytetarët prishin rrethimin e hekurt të Ministrisë së Brendshme! Mbërrijnë FNSH

Vetëm disa minuta nga mbledhja e pr.otestuesve në ambjentet e Ministrisë së Brendshme ka përshkallëzuar pr.otesta. Qytetarët kanë prishur murin rrethues të Ministrisë. Dalin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Tensione dhe kaos në Tiranë. Një turmë protestuesish është futur në zonën e ish-Bllokut, ndërsa kanë nisur të hedhin koshat e mbeturinave. Mes brohërimave dhe duartrokitjeve turma e të rinjve dëgjohet që thërret në kor ‘Rama ik!’, ndërsa qytetarët ecin përgjatë librit Universitar. Ndërkohë, tensione raportohen dhe në zonën e Bankës së Shqipërisë. Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për ‘News24’ se protestuesit i kanë vendosur zjarrin disa kazanëve me mbeturina para BSH-së, duke krijuar dhe kaos në rrugë, teksa shumë mjete kanë ngelur të bllokuar në trafik. Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë me dije se përveç koshave, protestuesit kanë dëmtuar dhe disa semaforë. Kaosi në kryeqytet dhe protestuesit e shpërndarë në disa pika dhe para disa institucioneve, ka bërë që policia të shtojë radhë tek Kryeministria për mbrojtjen e godinës.

Turmat e protestuesve janë vendosur në disa pika, si ministritë në qendër, tek rruga e Kavajës, pas Bankës së Shqipërisë dhe i janë drejtuar zonës së Bllokut. Para Kryeministrisë shihen forca të shumta policie, duke marrë masat për çdo eventualitet të mundshëm. Protestuesit kanë nisur të mblidhen në Bulevard, duke u afruar tek Kryeministria.

Protestës së sotme që u shoqërua me përplasje dhe incidente, nuk i ka shpëtuar as Muzeu Kombëtar.

Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga muzeu, ku protestuesit kanë ‘shfryrë’ inatin e tyre duke thyer xhama si dhe kanë prishur grilat e dritareve. Protestuesit, kryesisht të rinj, u ngritën në tubim kundër vrasjes së Klodian Rashës, i cili u qëllua me armë nga një efektiv policie.

Situatë e tensionuar në qendër të kryeqytetit. Protestuesit e zemëruar kanë sulmuar me gardhet metalike godinën e Ministrisë së Brendshme. Me thirrjet “Poshtë diktatura”, “polici fashiste”, ata kanë marrë një zjarrfikëse, duke hipur sipër saj. Gazetari Osman Stafa raportoi se protestuesit kanë shkallmuar dhe dyert e ministrisë së Financave duke thyer xhamat e qëlluar me sende të forta. Protestuesit nuk janë vendosur në një pozicion por në disa pika të kryeqytetit duke sulmuar me gurë e sende të forta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME