Categories Kuriozitete

Arkeologët egjiptianë zbulojnë “mesazhin nga jeta e pasvdekjes”

Ministria egjiptiane për Antikitete njoftoi javën e shkuar se afër qytetit Minja në luginën e Nilit, në jug të Kairos, është zbuluar një nekropol i lashtë.

Shkencëtarët thanë se janë gjetur rreth një mijë statuja dhe 40 sarkofagë nga vitet 664 dhe 332 para erës sonë dhe se gërmimet do të vazhdojnë aty së paku edhe pesë vjet.

Mostafa Vazir, arkeologu që po i drejton gërmimet, tha se një numër i madh i artefakteve i kushtoheshin perëndeshës egjiptiane Teut.

Janë gjetur edhe katër enë me figurat e katër djemve të Zotit egjiptian Horus.

“Të vdekurit vazhdojnë t’i kenë organet e brendshme të mumifikuara. Janë të stolisura me hieroglifë të cilat zbulojnë pronarët e tyre”, ka thënë Vazir.

Zbulimi më interesant është se në ditën e Vitit të Ri është gjetur qaforja në të cilën ishte e shkruar me hieroglifë “Me fat Viti i Ri”.

“Ky mesazh na është dërguar nga jeta e pasvdekjes”, është shprehur Vazir, transmeton Koha.net.

Ndër zbulimet më të reja është varreza e zyrtarit të pallatit të lashtë mbretëror, të varrosur para mbi 4.000 vjetësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME