Categories Sport

Arkitekti italian krenohet me “Air Albania”: Një shembull për Fiorentinën!

Arkitekti i “Air Albania” është italiani Marco Casamonti. Në një intervistë për mediat italiane, i referon shqiptarët si një shembull që duhet të merren kur vjen puna për ndërtimet e stadiumit. Vetë origjina e arkitektit është saktësisht nga Firence, ndërsa nuk ngurron që të bëj edhe një krahasim me klubin e Fiorentinës.“Ne te Fiorentina e kemi diskutuar stadiumin për 12 vite. Unë do thoja se flasim shumë dhe bëjmë pak, prandaj shqiptarët janë një mësim për të gjithë ne. Nëse doni të keni një ide mbi kostot unë po ju them:

Stadiumi në Tiranë ka shkuar gati 80 milionë euro. Kjo është shumë për Shqipërinë, por niveli është mbajtur vërtetë lart. Pra atyre u ka shkuar gati 4000 euro për ulëse. Në Itali kostot mund të ndryshojnë mbi këto shifra, nga tre mijë deri në katër mijë euro, për një stadium me 40.000 vende. Tani matematikën bëjeni vetë”, ka thënë Casamonti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME