Categories Lajme

Armin Laschet në Gjermani, gati të dorëhiqet nga kreu i CDU pas humbjes elektorale

Udhëheqësi konservator i Gjermanisë, Armin Laschet, ka thënë se është gati të japë dorëheqjen si kreu i Unionit Kristian-Demokrat (CDU) më pak se dy javë pas zgjedhjeve ku partia humbi përballë Social-Demokratëve rivalë, njofton Euronews.

60-vjeçari tha se do të kërkonte thirrjen e një kongresi special të CDU për të përcaktuar “të ardhmen dhe riorganizimin” e udhëheqjes së partisë. Laschet ka marrë përgjegjësinë personale për rezultatin më të keq elektoral të konservatorëve (24,1%) në historinë moderne gjermane.

Njoftimi, të cilin shumë vëzhgues e prisnin, erdhi pasi Social-Demokratët – të cilët përfunduan të parët në votimin e 26 shtatorit – vendosën të vazhdojnë bisedimet paraprake javën e ardhshme me Të Gjelbrit dhe FDP-në me qëllim formimin e një partie trepalëshe koalicioni.

“Ne do të trajtojmë shpejt çështjen e ekipit të ri të CDU, të presidentit të tij dhe ekzekutivit federal,” tha Armin Laschet në Berlin, në më pak se një vit që nga marrja e drejtimit të partisë së Angela Merkel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME