Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan herë pas here momente nga jeta e saj. Para disa ditësh ajo festoi 29-vjetorin e lindjes me shumë mikesha e të afërm në oborrin e shtëpisë së saj, pamje të cilat i ndaue dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Teksa kanë kaluar 4 ditë nga ditëlindja, Armina ka publikuar një foto në Instastory, ku ka treguar edhe dhuratën me të veçantë e të preferuar që ka marrë për ditëlindje Në foto shihet një karrige ngjyrë blu me imazhin e buzëve të kuqe flakë, duke shkruar mbi foton se kjo është dhurata më e mrekullueshme që ka marrë.

“Dhurata ime e mrekullueshme e ditëlindjes!”– ka shkruar Armina
