Categories Showbiz

Maluma, një lajm të mirë dhe një lajm të keq për koncertin në Tiranë

Për shkak të situatës së pandemisw, koncerti i kwngwtarit Maluma në vendin tonë u anulua.Edhe pse të gjithë mezi po e prisnim, u vendos që koncerti të mos mbahej më 14 mars për të parandaluar përhapjen e virusit. Për Tiranën u caktua data 6 shtator 2020, mirëpo edhe kjo datë është shtyrë.Sërish për shkak të pandemisë, organizatorët kanë treguar se planet për turin e Malumës kanë ndryshuar. Lajmi i mirë është se këngëtari do të vijë, mirëpo lajmi i keq është se duhet të presim ende një vit! Data e re e ardhjes në Tiranë është vendosur 24 qershor 2021.

Biletat janë sërish të vlefshme për vitin tjetër dhe janë gjithashtu të transferueshme.

NJOFTIM PËR BILETAT “MALUMA TOUR11:11” Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19.

Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit.

Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty World Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane.Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021. Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021.

Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja!
Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021. Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa preçedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME