Categories Showbiz

Në lidhje me Sylvester Stallone? Modelja shqiptare komenton foton, Lushtaku: Ishim në një darkë

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka reaguar pas lajmeve që bënë bujë në media në lidhje me marrëdhënien që ekziston mes saj dhe yllit Sylvester Stallone E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Heidi i ka hedhur poshtë aludimet për një lidhje mes tyre duke i quajtur absurde, pasi sipas saj, Stallone ka moshën e babait të saj.

Kemi qenë në një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë paratë në një mënyrë,”- u shpreh modelja.

Më pas Heidi Lushtaku komentoi edhe marrëdhënien e saj 5-vjeçare, së cilës i ka dhënë fund kohë më parë. Modelja u shpreh se ndarja mes saj dhe ish-partnerit Robin Krasniqi,  ishte paqësore dhe se të dy ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin

Besoj se është shumë e rëndësishme kur njerëzit publikë kanë standard të paqes dhe miqësisë. Ka qenë shumë ë rëndësishme për të dy të ndahemi në paqe dhe qetësi. Jo çdokush që ndahet duhet ta bëjë tragjikisht. Ka qenë që në një mënyrë të ishim simbol i paqes, në shoqëri e në respekt. Ne jemi ende miq. Është periudha më e mirë që kam pas me Robinin. Normalisht nuk kontaktoj gjithmonë. Kam shumë respekt për familjen e tij me të cilët jam e lidhur. Mami i Robinit është një prej njerëzve me të bukur, të mirë që kam takuar në jetë dhe gjithmon e mbaj në zemër dhe mend. Ka qenë e butë e kuptueshme me mua, dhe kemi shpërndarë vetëm dashuri me njëra tjetrën e unë do ta dua gjithmonë,“- përfundoi Heidi Lushtaku.

Para pak ditësh modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku pranoi se ajo dhe boksieri Robin Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Ajo tërhoqi vëmendjen me një foto të postuar në Instagram ku shfaqej në shoqërinë e aktorit të njohur amerikan Sylvester Stallone dhe disa miqve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME