Categories Lifestyle

Arra, kos, mjaltë në mëngjes për fuqi gjatë ditës

Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë. Si kosi, ashtu edhe mjalti kanë shumë përfitime për shëndetin e njeriut, për të cilat AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë:

Mjalti: Përdorimet dhe vlerat Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezishëm për fëmijët nën moshën 1-vjeçare, sepse shkakton botulizëm.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Të dhënat për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit. Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Kosi: Përdorimet dhe vlerat shëndetësore
Ekspertët thonë se kosi përmirëson tretjen. Ata kanë kryer një sërë studimesh për të vërtetuar përfitimet e sistemit tretës që vijnë nga kosi. Shumë studime kanë provuar ndikimin pozitiv që kosi ka ndaj një sërë problemesh gastrointestinale, konstipacioni dhe inflamacioni i zorrëve.

Vlerat e kombinimit të kosit dhe mjaltit
Nuk ka asnjë dyshim që kosi dhe mjalti ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, si veçmas ashtu edhe kur kombinohen së bashku. Nëse hani kos me mjaltë, vlerat ushqimore dhe shëndetësore të këtyre dy produkteve shtohen ndjeshëm. Përmbajtja e lartë e glukozës nga mjalti në kombinim me proteinat e kosit është një zgjedhje optimale për forcën dhe rimëkëmbjen e muskujve.

Mjalti me kosin është një formulë ushqyese e shkëlqyer. Nëse nuk e e teproni me të, mund të merrni pak kalori dhe një ekuilibër ideal mes karbohidrateve dhe proteinave. Duke përzier përmbajtjen ushqimore të mjaltit dhe aminoacidet e kosit, ju do t’i vini në ndihmë trupit, duke arritur një tretje ideale. Me tretjen, organizmi dhe të gjitha sistemet e tjera do të punojnë mirë së bashku, për të garantuar një shëndet optimal./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME