Categories Kuzhina

Arrat – arsyet pse duhet t’i keni patjetër në tryezën e Vitit të Ri

Arrat janë simbol i jetës dhe mbarësisë. Në besimet e lashta simbolizonin mençurinë dhe lumturinë.

Në shumë vende të botës, arrat dhurohen në mbrëmjen e Vitit të Ri me dëshirën e mirë për një fillim të ri e të mbarë.

Arrat rekomandohet të përfshihen në gatimet e fundvitit sidomos në një kek me arra në të cilën mund të futet një monedhë.

Personi që gjen monedhën besohet në shumë qytetërime të ketë një vit të mbarë.

Arrat gjithashtu simbolizojnë lumturi për individin dhe familjen.

Përveç shijes, arrat janë gjithashtu të pasura në vlera fantastike për trurin dhe gjithë organizmin.

Pasuria në vlerat e shpjeguara më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org justifikojnë besimin popullor se arrat janë një ushqim fatsjellës.

Më Shumë Energji Studimet  tregojnë se arrorët (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Arrat përmbajnë acide yndyrore të fuqishme.

Acidi linoleik në veçanti pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin.

Zemër E Fortë Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna luftojnë inflamacionin, duke ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve të zemrës, hemoragjisë cerebrale, kancerit të prostatës dhe të zorrës së trashë.

Truri Arrat konsiderohen si një nga ushqimet më të mira për shëndetin mendor.

Acidet yndyrore tek arrat janë në një nivel të lartë dhe përmirësojnë aftësitë e të nxënit tek fëmijët dhe funksionet mendore tek të rriturit.

Kockat Përveç vitaminave, arrat janë dhe një burim i pasur me minerale si manganezi, kaliumi, kalçiumi, hekuri, magnezi, zinku, fluori dhe selenium.

Kaliumi ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut.

Lëkura Arrat dhe të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm.

Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së mukusit dhe të lëkurës, duke e mbrojtur nga radikalet e lira

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME