Categories Lajme

Arratisja befasuese e 39-vjeçarit nga kati i katërt i hotelit

Një person është vënë në pranga pasi është arratisur nga një qendër karantine duke lidhur disa çarçafë dhe duke zbritur nga dritarja e katit të katërt. Policia tha se 39-vjeçari ishte duke kaluar karantinën në një hotel në Perth të Australisë. Sipas autoriteteve, i riu kishte udhëtuar drejt Perth nga Brisbane, por i ishte refuzuar hyrja për shkak të kontrolleve të shtuara si pasojë e rregullave të forcuara prej situatës së Covid.

Atij i ishte thënë që të largohej brenda 48 orësh. Dhe në fakt ashtu bëri, por jo ashtu siç deshën autoritetet. Ai u arratis të martën në orën 1:00 të mëngjesit. “Ai zbriti nga dritarja e katit të katërt duke përdorur një litar që e bëri nga çarçafët dhe u arratis”, tha policia. Autoritetet publikuan më pas pamjet e çarçafit që varej nga dritaret e hotelit. I riu u arrestua 8 orë më vonë. Kjo nuk është hera e parë që perona të ndryshëm përpiqen që të arratisen për shkak të masave të shtrënguara në Australi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME