Categories Lajme

Arre.stohet në Greqi bashkëpunëtori i vr.asësit të ish-komisarit Artan Cuku

Arre.stohet në Greqi Kristaq Leci, bashkëpunëtori i Mikel Shallarit që ekz.ekutoi ish-komisarin Artan Cuku në 8 Prill të 2017.

Kristaq Leci, i cili akuzohet si bashkëpunëtori i Mikel Shallarit që ekzekutoi ish-komisarin Artan Cuku në 8 Prill të 2017 në hyrje të pallatit ku banonte te rruga e ‘Kosovarëve’ te liqeni është arrestuar nga policia greke.

Kjo e fundit në një njoftim zyrtar thotë se është vënë në pranga 30-vjeçari shqiptar që ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare. Komisari Artan Cuku u vra nga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë ngjarjen si dhe tregoi porositësit e vrasjes.

Porositësi i vrasjes dhe që ka vëzhguar lëvizjen në terren ka qenë Bledar Jambelli, i arrestuar nga Artan Cuku në vitin 2012 në Vlorë si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Amarildo Delaj, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata dhe madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Bledar Jambelli kishte kontaktuar fillimisht me Kristaq Leçin, kushëriri i Mikel Shallarit, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Pasi kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen, Leçi kontaktoi me Mikel Shallarin për ta ndihmuar në kryerjen e vrasjes. Plani i vrasjes kishte nisur të thurej që në dhjetor të 2016-ës dhe në 26 mars të 2017 kishte nisur zbatimi, fillimisht me survejimin e Artan Cukut në terren.

Në 7 prill 2017 Shallari qëlloi në drejtim të ish-komisarit. Pas vrasjes Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. E ndërsa Shallari u arrestua në Shqipëri dhe ndodhet në burg, ku tregoi edhe porositësin, Bledar Jambellin u kap në Greqi, por drejtësia e vendit fqinj ka bllokuar ekstradimin e tij./ Opinion.al

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME