Categories Lajme

Arre stohet në Spanjë shqiptari i dënuar me dhjetë vjet b.urg

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin kanë mundur të arrestojnë një shtetas shqiptar të dënuar me 10 vjet burg për ndihmë të paligjshme për kalim të kufirit. Shqiptari i arrestuar në Madrid quhet Luan Bundo. Ai është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga gjykata, ndërsa po ndiqen procedurat për ekstradimin e tij nga Spanja në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Madrid, Spanjë

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të dënuar me 10 vite burg Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës.

Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë shkëmbimit shumë të shpejtë të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Spanjolle, u bë e mundur arrestimi në Madrid, i shtetasit Luan Bundo, 62 vjeç, nga Tirana.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh. Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vite burgim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për ekstradimin e shtetasit të arrestuar drejt Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME