Categories Lajme

Alkooli i lirë, burim metanoli i cili shkakton paralizë, verbim si dhe vd ekje!

Çdo disa muaj, statistikat tregojnë një numër të madh të njerëzve te cilët bien të sëmurë, pas një martesë apo festim tjetër. Sëmundjet, të cilat shpesh përfundojnë në vdekje, vijnë nga alkoli i keq dhe jashtë mase i lirë i cili përmban një masë të madhe metanoli. Përhapjet e mëdha të helmimit nga metanoli sa vijnë e shtohen, dhe njerëzit çdo ditë në botë, nuk e kuptojnë se kur blejnë një shishe alkol të lirë në të njëjtën kohë janë dukë rrezikuar edhe jetën e tyre. Ekspertët thonë se në shumë vende të varfëra, nëse diçka shkon keq, stafi mjekësor nuk i ka pajisjet apo eksperiencën për të shpëtuar dikë nga helmimi i metanolit.

Në një lagje të varfër të Jakartës në Indonezi, njëri prej banorëve tregon rastin e tij, ku për pak desh humbi jetën si pasojë e alkolit të lirë dhe shumë të keq. Në Indonezi, një shishe me alkol, kushton diku tek 1 dollarë. Gjatë natës, trupi i tij e kishte përfunduar përpunimin dhe tretjen e alkolit dhe më pas ai filloi të përpunonte metanolin, duke e metabolizuar atë në një formë acidi shumë toksik. Trupi i tij gradualisht u bë gjithnjë e më acid, duke i dhënë dhimbje gjoksi, dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe shikim të paqartë.

Doktori ishte në gjendje të shpëtonte jetën e tij, por ai pësoi dëmtime të përherëshme. Ai pësoi paralizë të përkohshme në trup dhe lëvizja e plotë nuk u rivendos kurrë. Sytë e tij ishin dëmtuar rëndë ,gjatë viteve në vijim ai humbi shikimin pothuajse plotësisht.

Gruaja e tij e la dhe ai tani është i varur nga komuniteti i tij për të mbijetuar E megjithatë ai ndihet shume me fat që shpëtoi dhe është ende gjallë, pasi dy nga partnerët e tij të pirjes atë natë vdiqën./BBC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME