Categories Lajme

‘Një gjë e madhe do të ndodhë…’/ Zbulohet si u stis fabula e ‘rrëmbimit’ të 13 vjeçares në Tiranë

13-vjeçarja nga Tirana e kishte ideuar disa ditë më parë “rrëmbimin” e saj duke e paralajmëruar edhe tek rrethi shoqëror. Detajet e reja i tregon gazetari i ABC News, Andi Qosja duke treguar hap pas hapi se si e mitura e kishte ideuar.

“Ka qenë ditëlindja e shoqes së ngushtë dhe ajo kishte kërkuar leje nga prindërit, të cilët nuk i kishin dhënë. Nëna i kishte thënë jo. Në dëshminë që ka dhënë në polici, vajza ka treguar se e kishtë bërë këtë në formë hakmarrjeje për ndaj prindërve. Madje, bashkëpunëtore e vajzës ka qenë edhe motra e saj që ka deklaruar se e kishin rrëmbyer duke e bërë më të besueshëm versionin e saj”, tregon gazetari. “Kanë qenë banorët e zonës që janë alarmuar të parët, pasi targa e mbuluar dhe e bërtitura e vajzës kanë bërë që të duket gjithçka reale. Ka qenë bahskëmoshatarët e saj, të cilët janë munduar të tregojnë të gjithë ngjarjen por ka edhe aty një pjesë mister pasi kjo mbete ende e pazbuluar pse stisi gjithë këtë rrrëmbim. Gjatë dëshmisë dhë në polici ka thënë që ishte një formë hakmarrje ndaj prindërve të saj. Si bashkëpunëtore ka dalë edhe motra e vajzës, e cila kishte bërë fabulën më të besueshme”, vijoi gazetari.

Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik. Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët. Për të mësuar më shumë, iu rikthyem edhe njëherë vendit nga ku u stis një grabitje në rrugën “Ndre Mjeda”. Pranë rrugës kryesore ndodhet banesa e të miturës. Të vetmit që duan të tregojnë se si ka ndodhur historia janë shokët dhe shoqet e 13-vjeçares.

Veprmi i të resë i ka lënë të gjithë pafjalë. Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën. Banorët janë të shokuar. Prania e kameras i bën të nervozë dhe komentet janë të pakta.

Gazetari i ABC News Andi Qosja kërkoi të kontaktonte më familjarët e vajzës së re. Por si përgjigje mori vetëm heshtjen. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes. E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë dëshmi kanë dhënë edhe persona të tjerë, por që më pas janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME