Categories Lajme

Arrestimet e ministrave dhe deputetëve të PS/ Kryeministri Rama: Nuk mbaj përgjegjësi kur dikush humbet PIN-in! Faji i atij që shkel besën, jo atij që e jep

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se nuk mban përgjegjësi për ministrat e deputetë të PS, që janë arrestuar për korrupsion e shpërdorim detyre.

Gjatë fjalës në kongresin e PS, kreu i qeverisë theksoi se faji është i atij që shkel besimin dhe jo i atij që e jep, duke shtuar se “një parti nuk mban përgjegjësi kur dikush humbet PIN-in”.

“Më thonë: A je përgjegjëses pse zgjodhe këtë? A thua se në rrugëtimin e kësaj jetë fajin e ka ai që të jep besim dhe jo ai që e shkel. Përgjegjësia është individuale, një parti s’mban përgjegjësi kur dikush humbet pinin. Ata mbajnë përgjegjësi si reagojnë ndaj shkelësit të ligjit, në rolin që luajnë në ruajtjen e rendit.

Ku e mban PS këtë përgjegjësi, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë ku kryeministri merrte peng Prokurorinë dhe me urdhër të tij policia nuk ekzekutonte flet arrestet e nxjerra me urdhër gjykata nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve”, u shpreh Rama

Edi Rama: Jo për të luftuar me të vdekurit që gjallojnë. Forcat jonë sot duhet të përkthehet në vendime konkrete. Kjo familje s’është si familjet e tjera politike, të thonë çfarë të duan. Vetëm të këqijat i ka si ato, të ngjashme. PS është shqiptari, brumi pa të cilën politika shqiptare s’prodhon dot asnjë gram brumë.

Shqipërinë pa PD e përfytyroj, s’ka asnjë problem. Përfytyrojeni pa PS, edhe pallatin e kongreseve do e gjenit me të pyetur. Paratë e zeza të krimit dhe korrupsionit janë ta paaminstueshme. Por jo ato të fituara në të zezë. Këtë gjë e kemi vendosur dhe do e bëjmë, kjo u intereson shqiptarëve që kanë nxjerrë lekë nga puna dhe s’duhet t’iu bëjmë zbor për të sjellë lekë nga emigrimi dhe duan të bëjnë një shtëpi këtu.

Shqipëria se ka bërë kurrë këtë formalizmin të parasë që kur doli nga shpella e komunizmit. Koha për të ndryshuar është tani, këtë sot e kanë thënë me forcë një shumicë dërrmuese e shqiptarëve të pyetur në Këshillimin Kombëtar. Kjo është politikë për njerëzit.

Është koha që PS të bëhet katalizatore e bashkimit rreth vlerave, të bëhet flamuri i bashkim-vëllazërimi për sigurinë, përkujdesjen, e mbështetjes reciproke të shqiptarëve. Është e rëndësishme të bëhemi bashkë, duhet ta bëjmë kulturë sjellje, vendimmarrje, kulturë në veprim. Kjo i duhet Shqipërisë, më shumë se sa çmimet sepse kjo i zbut edhe çmimet, kjo i duhet më shumë se çdo llogari që lidhet me PS, kush tjetër e bën këtë përveç PS.

Politikanë të lartë të lidhur me pushtetin, më lejoni të ndalem në këtë pikë sepse çuditërisht për mua, nuk e shikojnë atë çka duket e qartë, vendosmërinë e PS në përpjekje për të hapur rrugë të re për drejtësinë, ky është lajmi. Më thonë: A je përgjegjëses pse zgjodhe këtë? A thua se në rrugëtimin e kësaj jetë fajin e ka ai që të jep besim dhe jo ai që e shkel. Përgjegjësia është individuale, një parti s’mban përgjegjësi kur dikush humbet pinin.

Ata mbajnë përgjegjësi si reagojnë ndaj shkelësit të ligjit, në rolin që luajnë në ruajtjen e rendit. Ku e mban PS këtë përgjegjësi, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë ku kryeministri merrte peng Prokurorinë dhe me urdhër të tij policia nuk ekzekutonte flet arrestet e nxjerra me urdhër gjykata nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve,

Tatimet drejtoheshin nga shtëpia nga një i dënuar nga gjykata me “arrest shtëpie” dhe kryeministri pa pikë turpi thoshte ‘do pres vendimin e formës së prerë’ . Mendoje sikur ta bëja unë. Fakti që s’jemi si ata është medalja e nderit për ne. Këtu është ndryshimi, ne jemi një frymë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME