Categories Politike

Arrestimi i Xhulia Aliajt, reagon Partia Demokratike

Partia Demokratike reagoi në lidhje me arrestimin e studentes Xhulia Aliaj, për fajin e vetëm se ka publikuar Facebook një shkrim te gazetës se Vatikanit “Avennire.it” për rrezikun e shpërthimit të depozitave në Porto Romano.

“Në kulmin e panikut, të pasigurisë, kur Shqipëria mban zi për 49 jetë të humbura, nga tërmeti, Edi Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori të vogël, i mbetur në tentativë.
Edi Rama ka udhëruar arrestimin e studentes Xhulia Aliaj, për fajin e vetëm se ka publikuar facebook një shkrim te gazetës se Vatikanit “Avennire.it” për rrezikun e shpërthimit të depozitave në Porto Romano”, shkruan në një postim të saj, ish-deputetja Albana Vokshi.

Postimi i plotë

Shqipëria në zi, Edi Rama arreston besimtaren e Zotit!

Në kulmin e panikut, të pasigurisë, kur Shqipëria mban zi për 49 jetë të humbura, nga tërmeti, Edi Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori të vogël, i mbetur në tentativë.

Edi Rama ka udhëruar arrestimin e studentes Xhulia Aliaj, për fajin e vetëm se ka publikuar facebook një shkrim te gazetës se Vatikanit “Avennire.it” për rrezikun e shpërthimit të depozitave në Porto Romano. Nje frikë legjitime, në një kohë kur lëkundjet e tërmeteve vazhdojnë ende pa pushim.

Të gjithë që e njohin Xhulian e dinë se ajo është një vlerë për komunitetin, është një vajzë besimtare katolike, krimi i vetëm i të cilës ishte shprehja e frikës së saj nëpërmjet gazetës së Vatikanit, një prej mediave më serioze në botë.

Edi Rama e arrestoi Xhulian si kriminele, në orën 23.00, pa u thënë asnjëherë durrsakëve a janë apo jo të sigurta depozitat në Porto Romano.

Çdo minutë që Xhulia mbahet në qeli, është një padrejtësi më shumë ndaj një studenteje të tronditur, të pasigurtë për jetën e saj. Durrësi sonte është një qytet fantazëm, edhe sepse Edi Rama krekoset në televizione, bën shoe me tragjedinë e familjeve të shuara nga tërmeti dhe nuk bën çfarë duhet për të informuar qytetarët, për t’i strehuar ata, për të evidentuar dëmet dhe objektet e pasigurta.

Lirimi i menjëhershëm i Xhulias është më e pakta që duhet të bëjë diktatori në tentativë.

Edi Rama të mbajë larg duart nga media!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME