Categories Lajme

Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 6 shtetas të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin G. R., 35 vjeç, banues Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, janë gjetur katër makineri që shërbenin për të luajtur lojëra fati.  O.Gj.,24 vjeç, banues në fshatin Dëllënjë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

M., 39 vjeç dhe M. V., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, sepse janë konstatuar duke kryer punime në dyqanin e tyre, pa lejen e organeve kompetente. T., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale” Ndotja e ajrit”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në vendin e quajtur “Ish-fusha e aviacionit”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin N.Sh., 57 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja B.Sh., se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME