Kater djem jane vene ne pranga ne Kamze sot ne nje operacion policor pasi patrulla ishte njoftuar se dicka do te ndodhte.
Ne pranga rane G. N., 19 vjeç, A. T., 19 vjeç, M. Gj., 22 vjeç dhe J. P., 18 vjeç, të katërt lindur dhe banues ne Rrëshen.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa të rinj po shpërndanin lëndë n.arkotike k.okainë në zonën e Kamzës, Patrullat e Përgjithshme të Komisariat të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e N.arkotikëve, kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. N., me pasagjerë shtetasit A. T., M. Gj. dhe J. P., Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me lëndë n.arkotike, të dyshuar k.okainë, të futura në qese farmaceutike gati për shitje, gjithsej 11.2 gr., të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
