Categories Showbiz

Fitojnë shuma marramendëse nga koncertet, por sa i paguajnë shtetit këngëtarët në Kosovë?

Ish-menaxheri i këngëtarëve të njohur në Kosovë, Drin Zatriqi,para disa kohësh publikoi shifrat e parave që disa prej artistëve marrin nga koncertet. Ndër më të paguarit renditeshin, Ledri Vula, Capital T apo Meda. Në mesin e shifrave të bujshme, Zatriqi ngriti çështjen e tatimeve që shumica e këngërarëve refuzojnë t’ia paguajnë shtetit.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Por sa i pagoi estrada e Kosovës tatim shtetit në vitin 2019?

Sipas “Telegrafit”, në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 754 mijë e 546 euro nga këngëtarët, pa përfshirë kontributet. Ndërkaq, në vitin 2018, ATK kishte mbledhur 613 mijë e 754 euro nga kjo kategori. “Vlera e pagesës se tatimeve qe këngëtaret e kryejnë, vitin e kaluar kemi pasur 613,754 mijë euro, ndërsa këtë viti deri në muajin nëntor 2019 kemi 754,546 mijë euro (në këtë vlerë nuk janë të përfshira kontributet)”, thuhet në përgjigjen ATK-së për Telegrafi.com.

Por çfarë ndodh kur këngëtarët nuk i paguajnë këto detyrime? Në një situatë të tillë, ata i nënshtrohen procedurave të mbledhjeve të detyrueshme nga ATK, si bllokimi i llogarive, tërheqja e parave nga llogaritë e tyre bankare, si dhe deri në masën tjetër më të rëndë që është ndalesa për largim nga Kosova dhe konfiskimi i pasurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME