Categories Lajme

Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, i mori 16 mijë euro një të riu duke e shantazhuar

Një 26-vjeçar në Tiranë është ndaluar nga policia pasi ka shantazhuar dhe i ka marrë para një të riu. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë një 23-vjeçare pasi ishte në dijeni të ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar. Njoftohet se M. M., në periudha të ndryshme kohore, me anë të shantazheve i ka marrë në tërësi 16.000 euro 23-vjeçarit S. A. Rezulton se i dëmtuar, pas shantazheve që i bënte M. M., 23-vjeçari ka kryer transferta të lekëve në drejtim të tij, në periudha të ndryshme kohore.

Njoftimi i policisë: Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ndalohet një 26-vjeçar, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“. Procedohet penalisht dhe 1 shtetase, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ka organizuar punën dhe pas një hetimi me medota proaktive kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Transferta”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua penalisht shtetasja D. B., 23 vjeçe.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në  periudha të ndryshme kohore, ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie duke i marrë një shumë të përgjithshme prej 16.000 euro shtetasit S. A., 23 vjeç. Ndërsa shtetësja D. B. ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar. Po në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i dëmtuar, pas shantazheve që i bënte shtetasi M. M., ka kryer transferta të lekëve në drejtim të tij, në periudha të ndryshme kohore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME