Categories Lajme

“Atentat në Shëngjin”, Berisha: Autorët ndjekin e qëllojnë shoferin, ishte me fëmijët në makinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një rast të dyshuar atentati në Shëngjin. Berisha ka postuar në rrjetet sociale një mesazh dhe video, të dërguar nga personi ndaj të cilit është kryer atentati. Sipas mesazhit të publikuar, “shënjestra” tregon se për 20 minuta e ka ndjekur dhe policia nuk ka bërë asnjë lloj reagimi. Atentati i dyshuar ka ndodhur më 15 gusht, ndërsa personi që i ka dërguar videon ish-kryeministrit thotë se në makinë ka qenë me bashkëshorten dhe me dy fëmijët.“…Kam qenë me bashkëshorten dhe me dy fëmijët. Më ka ndjekur nga kryqëzimi i Shëngjinit e deri në Bushat të Shkodrës dhe kam kaluar tre postoblloqe policie dhe s’kanë  reaguar fare. I kam me video dhe t’u me shiku policia dhe ka njoftu nusja ne tel ka vazhdu njekja 20 minuta te lutem me ndhimo ti publikoj t’i kam cuar video dhe ne fejzbuk.”

Qytetari thotë po ashtu se njerëzit e tij kanë telefonuar Komisariatin e Laçit, por nuk kanë marrë asnjë lloj reagimi. Sipas tij, motori e ka ndjekur dhe gjuajtur deri në Bushat dhe më pas janë tërhequr. Mesazhi vijon: “Kjo është videoja e dytë, shikoje C Klasi gri dhe motori pas dhe polici qarkullimit qe kap gjoja radion me kan shiku policit ka marr dhe nusja per 20 minuta komisarjatin e lezhes dhe njerzit e mi ne tel kan njoftu komisarjatin e Lacit po asnje gje. Vec kur kam hik vet ne komisarjatin e shkodres se der ne bushat te shkodres me ka ndjek motrri duke me gjuajtur pastaj jan terjek dhe kan kthy atentatort mbrapsh per lezh policia ka dhene vetem njoftimin e meposhtem.” Bashkë me videon, Berisha shkruan: “I bejne atentat! Akuzon narkopolicine per indiference te plote! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e atentatit te qytetarit dixhital.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME