Categories Lajme

Kreu i sindikatës: Burg brenda “burgut”, të dënuarit e Zaharisë të prekur nga koronavirusi

Covidi është i rëndë për gjithkënd, por më i vështirë është për ata që janë të izoluar në qeli. Ndërsa liria iu është hequr, këta persona duhet të përballen më një izolim të dytë, atë të sëmundjes së koronavirusit. Në burgun e Zaharisë situata paraqitet problematike. Valentin Macaj kreu i Sindikatës së burgjeve në një intervistë për ABC News tregon për të prekurit në këtë burg nga fillimi i pandemisë. “Aktualisht janë 7 të dënuar me COVID, të tjetër e kanë kaluar. Janë një grup prej 5 personash që po presin përgjigjen e tamponit. Nuk janë më shumë se 15 të dënuar, me COVID-19”, tregon ai.

Të ekspozuar ndaj virusit janë edhe punonjësit e burgut. “Transferimi ka qenë pjesë-pjesë sipas kushteve dhe emergjencës. Sa për mjetet, i ngjajnë një flotë të bombarduar nga Lufta e Dytë Botërorë”, shprehet Macaj . Kreu i sindikatës ngre edhe një shqetësim tjetër. Transferimin e këtyre pacientëve nga burgu i Zaharisë në atë të Shën Kollit. “Ashtu siç janë në vijën e parë mjekët edhe infermierët, po ashtu edhe punonjësit e policisë në sistemin në të cilin shërbejnë, janë të rrezikuar sepse janë në kontaktin e përditshme më të sëmurë me koronavirus”, tha Macaj .

Valentin Macaj ankohet edhe për kushtet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.
“Është një kamp përqendrimi dhe jo një ambient për të mbajtur të dënuar të sëmurë me mjekim të detyrueshëm. Ka pasur një urdhër që nga 2005 për tu mbyllur dhe për tu transferuar në burgjet e tjera. Është dhënë një urdhër nga Ministria e Drejtësisë, para katër muajsh për tu transferuar në burgun e Lezhës sepse aty ishte dhënë edhe fondi për tu rikonstrukturuar dy godina të cilat akoma nuk kanë mbaruar”, tregoi Macaj. Nisur nga kjo situatë, Macaj kërkon nga qeveria fonde për riparimin e ambienteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME