Categories Lajme

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, detaje

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar 30-vjeçar pas një vjedhjeje në një apartament në Albaro, një zonë banimi në Genova.

Burri u ndalua nga oficerët e policisë pas një ndjekjeje në shkurret që të çonin në lagjen San Martino.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim. Sipas asaj që u rikonstruktua, burri u ngjit në tarracën e një shtëpie në via Dodecaneso dhe pasi kishte thyer  grilat e dritares, hyri në shtëpi dhe më pas po kontrollonte në çdo dhomë.

Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, menjëherë telefonoi 112. Agjentët mbërritën brenda pak minutash dhe panë dy burra që u hodhën nga tarraca dhe ikën drejt pyllit.

Policia vijoi t’i ndiqte mes shkurreve derisa shqiptari ra në pranga, ndërsa personi tjetër ende i paidentifikuar arriti të shpëtonte. Burri tentoi të godiste policët, por u ndalua. Ai mbante një orë Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME