Categories Lajme

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali. U kap me 30 kg marijuanë

Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar për posedim të 30 kg marijuanë. Kontrolloi u krye kur u vunë re vajtje-ardhje të çuditshme në një rrugë banimi në komunën e Ardeas dhe vendosën të hetojnë më tej. Në mënyrë të veçantë, karabinierët kanë vënë re në rrugë të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë.

Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë efektivët të shtrijnë kontrollin edhe në banesën e tij. Me të mbërritur në shtëpinë ku ndodheshin pesë persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare, u gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg marijuanë të ndarë në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh. Gjithashtu u gjet material i dobishëm për paketimin dhe peshimin e dozave dhe parave cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së mëparshme të paligjshme.

Shqiptari dhe dy italianë u shoqëruan në burgun e Velletrit, në dispozicion të autoritetit gjyqësor në pritje të verifikimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME