Categories Lajme

Arrestohet grabitësi shqiptar, si vepronte banda kriminale e drejtuar nga 25-vjeçari

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh me vlerë plot 120 mijë euro. Policia greke publikoi emrin dhe foton e të riut, Klement Tushe, i cili akuzohet se grabiti disa shtëpi në Pikermi. Sipas Policisë, 25-vjeçari së bashku me anëtarë të tjerë të bandës lokalizonin shtëpitë ku mungonin pronarët, thyenin dyert apo dritaret e ballkonit dhe merrnin shuma parash dhe sende me vlerë.

25-vjeçari akuzohet për vjedhje të rëndë, së bashku nga dy ose më shumë autorë, radhazi me vlerë totale të sendeve të vjedhura që kalon shumën 120.000 euro, si dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. I akuzuari u arrestua më 3 tetor pas rasteve të përsëritura të vjedhjeve në zonën e Pikermios.

Si vepronte banda

Sipas Policisë, 25-vjeçari së bashku me anëtarë të tjerë të bandës, duke vepruar gjatë orëve të pasdites, lokalizonin shtëpitë nga të cilat mungonin pronarët, thyenin dyert apo dritaret e ballkonit, futeshin brenda tyre dhe merrnin shuma parash dhe sende me vlerë si orët dhe bizhuteritë.

Në shumicën e rasteve autorët kanë shkaktuar dëmtime edhe në linjën telefonike të banesave për të shmangur aktivizimin e ndonjë alarmi. Deri më tani, policia ka zbardhur 20 raste vjedhjesh në shtëpi dhe një vjedhje targash automjetesh. Pas kontrollit në banesën dhe pasurinë e tij, ndër të tjera, kanë gjetur dhe konfiskuar një numër orësh ari dhe 19 orë të tjera, origjina e të cilave po hetohet, 7 telefona celularë, 9 kartat sim, laptop, 2 thika, kanabis, dhe shuma parash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME