Categories Lajme

Arrestohet 41 vjeçari, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë

DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prërës (thikë), dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka përndekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasit K. M. dhe Zh. M. (bashkëshortë), me qëllim që të largoheshin nga banesa e tyre, në Delvinë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me sende të forta, shtetasin K. M. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME