Categories Lajme

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas AMP, efektivi i policisë i jepte hua me fajde personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet dhunës apo kanosjes kërkonte kthimin e shumave të mëdha monetare.

Gjatë operacionit, u sekuestruan pesë automjete të vitprodhimeve të fundit, në pronësi të individëve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët në Lungomare Vlore, paralajmërojnë mbylljen e bizneseve

Aksioni për heqjen e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike në zonën e Lungomares në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të shpëtonte dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Dogji automjetin e fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari!

Policia ka vendosur në pranga një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka djegur me qëllim makinën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan bashkëmoshataren, nisin hetimet për 4 të mituarat në Fier!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh (6 korrik) në qytetin e Fierit…

LEXO ME SHUME