Categories Lajme

Arrestohet sapo zbret në Rinas 29-vjeçari

Një person i cili ishte në kërkim nga policia, është arrestuar sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit. Blutë njoftojnë se në pranga ra Dylber Halili, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në tetor të vitit 2017, në bashkëpunim me të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë, në rrugën “Kastriotët”, një shumë parash dhe sendet personale, një shtetas.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pista”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Mbështetur nga inteligjenca informative, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:

-Dylber Halili, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në tetor të vitit 2017, në bashkëpunim me të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë, në rrugën “Kastriotët”, një shumë parash dhe sendet personale, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME