Categories Lajme

Mot i keq në dy ditët e ardhshme/ Emergjencat Civile dhe kapiteneria e Vlorës paralajmërim për marrje masash

Emergjencat Civile dhe Kapiteneria e Vlorës kanë paralajmëruar për masa të shtuara pas parashikimeve për mot të keq në dy ditët e ardhshme.

“Ne 48 oret e ardhshme do te kemi nje situate meteorologjike teper te renduar ku shirat, stuhit do perfshijne gjithe vendin dhe territorin e qarkut tone, prandaj kerkohet nga te gjithe te merren masa per te perballuar cdo lloj situate emergjente! Te gjitha njesit e qeverisjes vendore te bejne lajmerimet e popullates per te marr masa per mos tu gjendur ne situata te veshtira e kritike per jeten e pronen! Te gjitha drejtorit te marrin masa sipas fushes se pergjegjesise! Ngelemi ne kontakt per cdo ngjarje e situate!”- njoftojnë Emergjencat Civile.

Ndërkohë, kapiteneria e Vlorës, ka ndaluar lejet për daljen në det të anijeve të peshkimit dhe sigurimin e tyre në vendet e parkimit.

Njoftim i kapitenerisë së Vlorës:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 09-10-11 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 09 dhjetor në drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe JugJugPerëndim në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8-9bft 12-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra.

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E
MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Jane njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 09-10-11 dhjetor 2022.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 dhjetor 2022 ora 12:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME