Categories Lajme

Vrasja e Vilson Çutajt dhe Kelment Pepajt në Malësi të Madhe, policia arreston autorin e dyshuar

Dy vite pas vrasjes së dyfishtë në Malësi të Madhe të Vilson Çutajt dhe Kelment Pepajt, policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 27-vjeçarin Danjel Pepaj.

I riu është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë që tronditi vendin. Ndaj tij, gjykata e Shkodrës ka dhënë edhe masën e sigurisë arrest me burg.

Vrasja e dy të rinjve ka ndodhur më 3 tetor të vitit 2020. Fillimisht ata u denoncuan të zhdukur nga të afërmit e tyre, por pas kërkimeve të kryera, u gjetën trupat e pajetë të Pepajt dhe Çutajt.

Nga hetimet e kryera asaj kohe, rezultoi se autor i vrasjes së dyfishtë ishte Danjel Pepaj, i cili i ka qëlluar me armë pas një konflikti që patën në fshatin Bajzë të Shkodrës.

Shkak i konfliktit u bë një sasi kanabisi. Të rinjtë kultivonin lëndë narkotike në një zonë malore pranë fshatit Vrith.

Për të sqaruar sherrin Danjel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, shkuan të sqaroheshin tek parcelat e kanabisit që kishin mbjellë në mal. Por, sqarimi mes tyre, përfundoi në tragjedi.

Danjel Pepaj u hakmor ndaj Vilsonit dhe Klementit, pasi këta të fundit e kishin dhunuar më parë në fshatin Bajzë. Trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën 300 metra larg parcelës me kanabis të mbjellë nga Danjel Pepaj.

Njoftimi i policisë për arrestimin e 27-vjeçarit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME