Categories Lajme

Arrestohet trafikanti shqiptar në Londër, nisi drejt Anglisë qindra emigrantë

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në Londër, i cili dyshohet se trafikonte njerëz përtej Kanalit Anglez nga Franca me gomone.

Burri, i cili nuk është identifikuar, u arrestua në periferi të Surbiton në jugperëndim të Londrës gjatë një bastisjeje të mëngjesit të së premtes.

Kjo vjen disa ditë pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman , tha në konferencën e Partisë Konservatore se do të bënte “çfarëdo që të duhej” për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm nëpër Kanal.

Braverman tha se njerëzit që “qëllimisht hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga një vend i sigurt” do të ktheheshin në vendin e tyre ose do të zhvendoseshin në Ruanda dhe ajo tha se do të kishte një ndalim të plotë të kërkesave për azil politik për njerëzit që erdhën nëpër Kanal.

Në një deklaratë, NCA tha se personi i arrestuar në Surbiton ishte “i dyshuar për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që koordinonte lëvizjet e emigrantëve nga Franca në MB me varka të vogla”.

Ai po merret në pyetje me dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm.

Sipas shifrave të Home Office, numri i njerëzve të kontrabanduar në MB me varka të vogla është rritur në vitet e fundit, me 28,526 persona të zbuluar në 2021, krahasuar me 8,466 në 2020, 1,843 në 2019 dhe 299 në 2018.

Deri në fund të shtatorit, 32,807 njerëz kishin bërë udhëtimin këtë vit dhe shumë prej tyre besohet të jenë nga Shqipëria , shpesh të tunduar nga reklamat në TikTok nga bandat e trafikimit të njerëzve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME