Categories Lajme

Arens Çela kryeprokuror i Tiranës, KLP propozon EMRAT dhe për rrethet, cilët janë magjistratët që pritet të emërohen (E PLOTË)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet javën e ardhshme të vendosë për kryeprokurorin e Tiranës dhe ata të rretheve. Në krye të akuzës së kryeqytetit është me mandat të përkohshëm, aktualisht Arens Çela, i cili në mbledhjen e datës 11 tetor pritet të marrë mandat të plotë.

Përveç Çelës që aktualisht është i emëruar përkohësisht në post si kryeprokuror i Tiranës dhe që javën e ardhshme pritet të marrë mandat të plotë, drejtuesit e tjerë të Prokurorive në rrethe do të jenë me mandat të përkohshëm. Newsbomb.al ka siguruar emrat e propozuar:

  1. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
  2. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
  3. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Elidjana Kasa, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  4. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Moisi Duda në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
  5. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Kledian Llaho në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
  6. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Julian Çafka në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
  7. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Asllan Bajramaj në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
  8. Diskutim/miratimi i relacionit “Për caktimin e zotit Arens Çela, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME