Categories Lajme

“Putin ju ka dërguar të vdisni”/ Oferta e ministrit ukrainas për trupat ruse që dorëzojnë armët: Ju garantojmë siguri

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov publikoi një video në të cilën u kërkoj trupave ruse të vijës së parë të dorëzojnë armët, duke u premtuar siguri, shkruan CNN.

Në videon e postuar në YouTube të premten, Reznikov foli në rusisht dhe paralajmëroi se “mijëra djem rusë do të vdesin” pasi forcat e Moskës vazhdojnë të pësojnë humbje.

Ndërsa ushtarët ukrainas po përparojnë në rajonin jugor të Khersonit,  Kievi ka pohuar  se njësitë ruse kanë pësuar humbje dhe po përpiqen të evakuojnë të plagosurit e tyre përtej lumit Dnipro.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin  ka pretenduar se një nga arsyet pse Rusia pushtoi Ukrainën ishte ndalimi i një gjenocidi që po kryhej kundër rusishtfolësve.

“Ju e dini që nuk po çlironi askënd në Ukrainë”, tha Reznikov, duke pretenduar se forcat e armatosura ruse u “mashtruan dhe u tradhtuan”, kur u dërguan në Ukrainë më 24 shkurt.

“Shumë prej jush e kanë kuptuar tashmë se nuk jeni dërguar të vdisni për një kauzë të drejtë. Ndoshta kjo është arsyeja pse presidenti juaj fshihet në një bunker dhe nuk ndodhet pranë jush. Ai ka frikë nga përbuzja dhe zemërimi juaj.”

Reznikov e krahasoi Putinin me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – i cili është fotografuar me trupat e vendit të tij  në vijën e frontit.

“Presidenti ynë është me ushtrinë e tij. Ku është presidenti juaj?” i pyeti ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME