Categories Lajme

Autorë të 12 vjedhjeve në Tiranë dhe Durrës, prangosen dy 19 vjeçarët nga Kombinati (VIDEO)

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar nga Policia pasi është arritur të provohet se ata janë autor të 12 vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në Durrës. Pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset ku ata bënin vjedhje, kanë ndihmuar uniformat blu të zbulojnë autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Serial”, ku u bë arrestimi i shtetasve F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. B., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

“Nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht:

– Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;

– Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;

– Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën  “Muhamet Deliu” dhe njëri në rrugën “Jordan Misja”;

– Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Bib Doda”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;

– Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME