Categories Sport

Arrihet marrëveshja, ja si do të quhet stadiumi i ri kombëtar

“Air Albania Stadium” do të jetë emri që do të mbajë impianti më i madh dhe më modern sportiv i ndërtuar në vendin tonë. Kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtarë për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 euro në vit.Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarbure BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal.

Gjithçka mes kompanisë “Air Albania” dhe shoqërisë aksionere “Qendra Kuqezi” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë ehe udhë zyrtare këtij bashkëpunimi. Një emër kompercial për një stadium ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe ka qenë shpesh herë edhe temë debati dhe diskutimi, megjithatë kjo është një nga mënyrat më të mira të administrimit të impianteve të tilla sportive të cilat kanë një kosto të lartë mirëmbajtjeje vjetore.

Ndërkohë që në mbarë botën praktika të tilla ku kompani të mëdha sponsorizojnë dhe vendosin emrat e tyre në emra klubesh apo impiantesh futbolli, janë të shumtë. Vetëm një ditë më parë kompania e studimit dhe këshillimit të bizneseve për të maksimalizuar të ardhurat Duff&Phelps, ka analizuar tregun e emrave komercial që mbajnë impiate të ndryshme sportive në Europës.

Sipas këtij studimi në Bundesligë 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, ndërsa në Premier League janë 30% e impianteve me emra të tille, 10% në Serie A dhe Ligue 1 dhe 5% në La Liga-n e Spanjës. Në Bundesligë, 28% e akordeve për emrat e stadiumit janë me kompani financiare, 17% me kompanitë e automobilizmit, 5% me kompanitë e energjisë dhe 33% me kompani të tjera, shkruan Top Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME