Një protestë kundër betonizimit të plazhit është zhvilluar në Sarandë, ku nuk kanë munguar as tensionet.Një prej qytetarëve është shtrirë përpara betonierës, në mënyrë që të pengonte punën e saj.Irritimi i qytetarëve vjen për shkak të betonizimit të plazhit të Centralit.Firma kontraktore ka hedhur zhavorr tek pjesa e Centralit, dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e fortë të qytetarit.
