Categories Lajme

Arrihet më në fund marrëveshja, BE miraton paketën me vlerë 750 bilion euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

Pas 4 netësh bisedime intensive, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19. Mësohet se paketa me vlerë 750 bilion euro për rimëkëmbjen ekonomike do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje. Akoma nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes së arritur. Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishte parashikuar 2 ditë, por që zgjati 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes. Përparimi erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel paraqiti një propozim të ri i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME